Liridon Restelica është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”.
Vendimi për shkarkimin e tij u mor në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve të “Prishtina Parking”.
Vendimi për shkarkimin nga pozita e kryeshefit ekzekutiv hyn në fuqi sot.
Në anën tjetër, Restelica tha se ka dhënë dorëheqje për “shkak të presioneve që ka pasur nga aksionarët e Kuvendit Komunal”.