image Ky është vendimi i gjykatës ndaj të dyshuarit që vrau 25-vjeçarin në Viti

Drejtësi

Ky është vendimi i gjykatës ndaj të dyshuarit që vrau 25-vjeçarin në Viti

news image

Qyteti i Vitisë është tronditur të martën nga disa të shtëna me armë zjarri, nga të cilat u plagosën tre persona, njëri prej të cilëve, Arbnor Rama, ndërroi jetë po atë ditë, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari për këtë vrasje, B.R., doli sot para Gjykatës Themelore në Gjilan.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit.

Sipas gjykatës, e gjitha kishte nisur me një konflikt fizik mes të dyshuarit dhe tani të ndjerit, përball shkollës “Hoxhë Jonuzi”, në Viti.

Arbnor Rama dhe njëri nga të plagosurit, sipas gjykatës, kishin dalë nga veturat tyre, me shkopinj në duar, me qëllim që të përballeshin fizikisht me B.R., i cili në atë moment kishte dalë nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë Tisas Tig 14, kishte shtënë nëntë herë në drejtim të tyre.

Arbnori nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që mori nga plumbat, ndërsa i plagosuri tjetër, B. B. nga Spitali i Gjilanit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për kurim mjekësor të mëtutjeshëm.

Me këto veprime, B.R., dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale, duke pasur parasysh edhe veprën e rëndë, ku parashihet dënim jo më pak se 10 vite burgim./Gazeta Sinjali/