image Ky është shtetasi serb që u arrestua në Jarinje, dyshohet për krime lufte

Siguri

Ky është shtetasi serb që u arrestua në Jarinje, dyshohet për krime lufte

news image

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Jarinje, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sinjali mëson se i dyshuari që u arrestuar është Duško Arsić. Për ndalimin e tij njoftoi sot edhe Prokuroria Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria bëri të ditur se brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/