Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Altamura. Kreshnik Gockaj, 28 vjeç, ndërroi jetë duke punuar në ndërtim, në një kompani betoni në provincën e Barit. Mësohet se shqiptari është rrëzuar dhe është shtypur nga një makinë që thyente gurët.
Edhe pse ndërhyrja për ti ardhur në ndihmë ishte e menjëhershme, i riu nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
Autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.