image Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prizren, dërgohet në mbajtje

Siguri

Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prizren, dërgohet në mbajtje

news image

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Randobravë të Prizrenit, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. Blerim Sezairi, 40-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i ekipit të Emergjencës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë, është Dokleat Velija, 28-vjeçar.

Velija dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur me veturën e tij Sezairin, i cili mbeti i vdekur në vend.

I riu është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/