image Ky është rreshteri policor që rrahu pamëshirshëm policen në Pejë

Siguri

Ky është rreshteri policor që rrahu pamëshirshëm policen në Pejë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht pak më parë se si një rreshter i Policisë Rajonale në Pejë dyshohet se ka sulmuar mizorisht një zyrtare policore.

Burimet e Sinjalit nga Peja  kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rreshterin Senad Hamzic, i cili dyshohet se ka sulmuar mbrëmë një zyrtare policore (emër i njohur për redaksinë) përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare.

Sipas të njëjtave burime, rrahja ka ndodhur për shkak të motiveve personale dhe se nuk lidhet me detyrën zyrtare. Si rezultat i rrahjes brutale, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë në spitalin Rajonal në Pejë.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet për këtë rast të rëndë dhe të turpshëm.  

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/