Numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora ka përfunduar para një ore në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezit, nga 56 mijë e 610 vota sa janë aprovuar nga diaspora, 242 kanë qenë të pavlefshme.
Bazuar në rezultatet e të gjitha votave të vlefshme të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 44 mijë e 252 vota.
Të dytën diaspora e ka vendosur Partinë Demokratike të Kosovës me 5 mijë e 32 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 287.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e katërta me 1 mijë e 112 vota. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka marrë vetëm 436 vota nga diaspora./Gazeta Sinjali/