image Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me vinç në Prizren

Siguri

Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me vinç në Prizren

news image

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur paraditen e së hënës në lagjen Arbana të Prizrenit, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e një incidenti me vinç.

Viktima është identifikuar si Valmir Morina, 26 vjeç, nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës.

Ngjarja ka ndodhur në një punishte, ku dyshohet se punëtori është zënë nga një vinç i cili është rrëzuar gjatë punës, duke i shkaktuar lëndime fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konfirmuar vdekjen e tij dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

Viktima raportohet se ishte djali i vetëm i familjes dhe mbajtësi kryesor i saj, pasi babai i tij kishte ndërruar jetë disa vite më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/