image Ky është polici që u grushtua dje në Gjilan

Kosovë

Ky është polici që u grushtua dje në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se një zyrtar policor është sulmuar fizikisht dje në rrugën “Zijah Shemsiu” në Gjilan.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda policisë, se polici i cili u kërcënua me vrasje është Milorad Arsic.

Si i dyshuar për kërcënim ndaj policit në fjalë është arrestuar Alvin Isufi, 20 vjeçar.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, policia kishin shqiptuar një tiketë trafiku ndaj të dyshuarit, për çka edhe ishte grushtuar polici.

I dyshuari për këtë rast me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Gazeta Sinjali/