Gazeta Sinjali ka raportuar se në përleshjen me armë zjarri dhe sopatë në Veternik të Prishtinës ishte i përfshirë një zyrtar i Policisë së Kosovës.
Ndërsa tani Gazeta Sinjali mëson se zyrtari policor në fjalë është Shkelqim Sadiku nga Stacioni i Veriut, te Kodra e Trimave.
I njëjti para se të përballet me qytetarin që në pamje shihet me një sopatë në dorë, rezulton se ka telefonuar në stacionin policor të jugut dhe ka denoncuar mosbindjen e qytetarit ndaj kërkesave të tij.