image Ky është plani i Policisë së Kosovës për veprimet ndaj atyre që nuk i respektojnë masat

Siguri

Ky është plani i Policisë së Kosovës për veprimet ndaj atyre që nuk i respektojnë masat

news image

Pas takimit që sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka pasur me kryeministrin Hoti, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe inspektorë nga të gjitha nivelet lidhur me aktivitetet e përgjithshme në luftën kundër pandemisë COVID 19, ka mbajtur takim virtual me menaxhmentin e PK-së.

Drejtori i Përgjithshëm Qalaj, në takim me drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorët e drejtorive rajonale policore (DRP) dhe me drejtorët e DRP-ve të kufirit, i ka njoftuar lidhur me takimin që ka pasur sot.

“Qalaj kërkoi angazhim të përgjithshëm të të gjithëve pa përjashtim, që të shtojnë aktivitete në zbatim të Ligjit anti-COVID 19. Drejtorët rajonalë duhet të kenë më shumë angazhim në mbikëqyrje të aktiviteteve të secilit pjesëtarë të PK-së veç e veç, duhet dyfishuar aktivitetet policore në teren, pasi vetëm me angazhime të shtuara do të arrijmë të kemi më pak të prekur nga pandemia. Aktivitete policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pakompromise dhe ndaj secilit që bije ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave”, njofton policia. /GazetaSinjali/