image Ky është pjesëtari i FSK-së që përfundoi në Polici, dyshohet se shkaktoi rrezik me përdorimin e armës

Siguri

Ky është pjesëtari i FSK-së që përfundoi në Polici, dyshohet se shkaktoi rrezik me përdorimin e armës

news image

Edhe këtë vit kosovarët vazhduan me avazin e vjetër, duke festuar me armë, prej të cilave e pësuan disa qytetarë që u plagosën. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshohet për një rast të shkaktimit të rrezikut në Gjilan, ku gjuajti me armë. 

Për rastin është njoftuar edhe FSK-ja, ndërkohë që ndaj tij janë iniciuar dy raste Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ushtari i dyshuar për këtë rast është Landrit Hoti, 25-vjeçar, i cili po dyshohet për dy vepra penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Hoti po dyshohet se ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi, pak pas ndërrimit të viteve. Për pasojë, nga të shtënat, një predhë ka përfunduar në veturën e një qytetari.

Pjesëtari i FSK-së po dyshohet se ka shkaktuar rrezik me përdorimin e armës, prandaj rasti është denoncuar menjëherë në Polici. Një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është marrë edhe një deklaratë nga i dyshuari dhe është njoftuar mbikëqyrësi i tij në FSK.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/