Dy persona janë plagosur pasditen e sotme me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Lidhur me këtë rast është arrestuar pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj i cili dyshohet se rreth orës 15:20 ka plagosur një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët 33-vjeçarin e kanë shoqëruar për në Policinë Rajonale të Ferizajt si të dyshuar për plagosjen në Shtërpcë.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, thuhet në njoftim.
Nga vendi i ngjarjes, hetuesit rajonal kanë konfiskuar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve, me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.
“Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”, thuhet në njoftim.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri thirrje që i dyshuari të vihet para drejtësisë ndërsa u shpreh i brengosur për rastin.
Ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e konfirmoi se i dyshuari është pjesëtarë i FSK-së.