image Ky është personi që u kap me mbi 3 mijë dollarë fals në Prizren

Siguri

Ky është personi që u kap me mbi 3 mijë dollarë fals në Prizren

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e një personi në Prizren, i cili u kap me një shumë të konsiderueshme të parave fals.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është Besfort Kajmakqi.

Besfort Kajmakqi

Kajmakqi u kap gjatë ditë së sotme me mbi 3 mijë dollarë amerikanë që dyshohen të jenë të falsifikuara. Ai u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Lidhur me këtë rast, përkundër që Sinjali ka pasur informacione që nga pasditja, për orë të tëra ka tentuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi dhe drejtori rajonal i Policisë në Prizren, por të njëjtit nuk e kanë hapur telefonin e as nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/