Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit. Sinjali mëson se viktima është Shpejtim Limani.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se në momentin që Policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin.
Këto burime bënë me dije se kur Policia ka arritur në fshatin Gadime, ku ndodhi vrasja, i dyshuari ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
I dyshuari i takon komunitetit ashkali, ndërsa viktima komunitetit rom.