Gazeta Sinjali raportoi sot se një person është arrestuar të martën në rrugën “Konferneca e Bujanit” në Pejë pasi e kishte kërcënuar me vrasje një zyrtar policor. Lidhur me këtë rast Sinjali mëson se personi i dyshuar është Maxhid Murati.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë së Kosovës kanë njoftuar se zyrtari policor që u kërcënua nga qytetari është polic i ri.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se pasi Policia e ndaloi veturën e të dyshuarit, me të cilën ai kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, i njëjti e kishte kanosur policin.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe Policia rajonale në Pejë.