Shkodran Bytyqi nga Ferizaj është gjetur i vrarë dhe i djegur dje ndërmjet dy fshatrave, Gadimes së Lipjanit dhe Kishnapoles së Gjilanit.
Policia e ka arrestuar kryersin e kësaj vrasjeje.
Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë se bëhet fjalë për të riun Trimor L., i cili e ka pranuar kryerjen e krimit.
Babai i dy fëmijëve, Shkondran Bytyqi, ishte i zhdukur për 4 ditë, deri pasditen e djeshme kur u ndriçua fati i tij tragjik.
Jozyrtarisht, Gazeta Sinjali mëson se motivi i vrasjes kanë qenë paratë.
Kur iu zhduk djali, babai i Shkodran Bytyqit i tha Policisë se dyshonte se “largimi i tij nga shtëpia ka ndodhur për shkak të një borxhi”. /Gazeta Sinjali/