image Ky është personi që dyshohet se u vra sot në një lokal në Pejë

Siguri

Ky është personi që dyshohet se u vra sot në një lokal në Pejë

news image

Një vrasje ka ndodhur në një lokal në Pejë, sot rreth orës 15 e 35 minuta, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, i vrari dyshohet se është Gëzim Kastrati.

Vrasja mësohet se ka nodhur tek lokali Zhara në qytetin e Pejës.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot reth orës 15 e 35 miuta në rrugën Gjin Gazulli në Pejë është njoftuar për të shtëna me azrmë zjarri. Menjhëherë ka dalë policia në vend të ngjarjes ku ka hasur në një person të shtrirë në një lokal. Për këtë është njoftu edhe ambulanca dhe mjekët kanë konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i policisë në këtë qytet Fadil Gashi. /Gazeta Sinjali/