image Ky është personi që dyshohet se u plagos në Fushë Kosovë, gjendet një gëzhojë në vendngjarje

Siguri

Ky është personi që dyshohet se u plagos në Fushë Kosovë, gjendet një gëzhojë në vendngjarje

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Fushë Kosovë, në afërsi të një marketi në rrugën “Bedri Pejani”, ku dyshohet se është plagosur një person. Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, por që të dyshuarit janë arratisur, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportoi Sinjali, personi i plagosur është rreth 30-vjeçar dhe bëhet fjalë për A.Ott – i cili është shtetas i huaj.

Sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar nga një veturë në lëvizje, ku ndodheshin personat e përfshirë në rast.

Posa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është gjetur gëzhoja dhe prova të tjera që lidhen me rastin. 

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se vetura e të dyshuarve është gjetur e braktisur dhe akoma nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detaje të reja pasi rasti të konfirmohet edhe nga Policia.

/GazetaSinjali/