image Ky është personi që u gjuajt me armë zjarri në Prishtinë

Kosovë

Ky është personi që u gjuajt me armë zjarri në Prishtinë

news image

Një person në Prishtinë është gjuajtur me armë zjarri derisa kishte qenë duke i prerë flokët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ndërsa i synim kishte qenë Ruzhdi Ramadani.

Nga dy vetura, njera e tipit ‘Peguo’ dhe tjetra e tipit ‘BMW X5’ janë shkrepur plumba nga arma e zjarrit në Prishtinë. Ky rast nga Policia e Kosovës është konsideruar tentim vrasje.

Sinjali merr vesh se e gjithë ngjarja ka ndodhur në mesditë, ku dyshimi fillestar është se Ruzhdi Ramadani ishte tentuar të vritet nga një person. Sipas dëshmitarit, Ali Preniqi, që ishte duke ia prerë flokët klientit me emrin Ruzhdi Ramadani, një person kishte ardhur dhe e kishte gjuajtur me armë zjarri.

Gjithnjë sipas Preniqit, Ramadani ka dalur nga lokali ku kishte qenë duke i prerë flokët e më pas janë dëgjuar të shtëna nga të dy veturat, raporton Sinjali.

Ramadani nga vetura e tij si dhe grupi tjetër nga vetura ‘X5’, kanë shtënë me armë zjarri 18 herë. Policia e Kosovës, ndonëse nuk i ka konfirmuar këto detaje, ka gjetur 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Gjatë gjithë këtij incidenti, asnjë person nuk ka pësuar lëndime, por nga tri predhat e armës së përdorur është dëmtuar lokali “LadyStyle”.

Policia gjatë ditës ka konfirmuar për Sinjalin rastin e gjuajtjes me armë.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit, ku ka ndodhë rasti”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës./Sinjali/