Disa të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë në Prizren, më saktësisht në rrugën “Gani Saramati”, ku dy person nga automjeti ka gjuajtur në drejtim të një automjeti tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë e këtij rasti ishte Altin Kabashi, person i njohur për autoritetet e sigurisë.
Ai dyshohet për disa vepra penale, si për posedim të narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe për tentim-vrasje.
Ndaj të fundit mbrëmë kanë shti me armë dy persona derisa ishin në lëvizje me veturën e tyre.
Gazeta Sinjali ka raportuar se dy të dyshuarit e këtij rasti janë Xhevdet Kokollari dhe Taulant Kokollari.
Dy të dyshuarit siç ka raportuar Gazeta Sinjali janë arrestuar si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Për rastin më herët për Gazetën Sinjali ka folur edhe Policia.
“Mbrëmë me datë 30.03.2924, rreth orës 22:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Gani Saramati” në Prizren. Viktima e rastit (A.K. d.l.1995 nga Korisha) është paraqitë në stacionin Policor të Prizrenit”.
“Ai ka raportuar se deri sa ka qenë në automjet në lëvizje njëri nga dy të dyshuar të njohur për viktimën nga automjeti I tyre I cili ishte gjithashtu në lëvizje, ka nxjerrë armën-pistolet dhe ka shtënë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat askush nuk ka marr lëndime”.
“Policia pasi ka mbledhë provat dhe dëshmitë e mundshme, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet për rast të klasifikuar si “Vrasje në tentativë”. Policia i ka kërkuar të dyshuarit në shtëpinë e tyre në Prizren, por ata janë larguar dhe nuk është ditur vendqëndrimi i tyre”.
“Gjithashtu me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisë shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjet asgjë e dyshimtë apo e ndaluar me ligj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimimin e rastit dhe pasi që kanë ra në kontakt me të dyshuarit, ata sot me datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përdorur është gjet dhe sekuestruar”.
“Pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarve, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.