image Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Kosovë

Njoftim/ Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

news image

Në vendin tonë do të vazhdojë që edhe gjatë kësaj jave të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Institutiti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas këtij instituti, në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta, Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-22 gradë Celsius.

IHMK parasheh se indeksi UV do të jetë në vlera të rritura, ndërsa kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të favorshme për shkak të numrit të mjaftueshëm të orëve me diell dhe reshjeve të fundit.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale në veri të Dukagjinit mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa më e madhe e rrafshit të Kosovës, shpejtësinë e erës mund ta arrijë deri 12 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/