image Ky është parashikimi i metoerologëve për dy ditët në vijim

Kosovë

Moti/ Ky është parashikimi i metoerologëve për dy ditët në vijim

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në pjesën e parë të ditës parashihet të bjerë shi, ndërsa dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira kalimtare dhe me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Era do të vazhdoj të fryjë edhe gjatë ditës  së mërkurë, kryesisht nëpër territore të kufizuara duke arritur shpejtësinë deri 14m/s”, njofton IHMK./Gazeta Sinjali/