image Ky është oficeri korrektues që ra në prangat e policisë, dyshohet për marrje ryshfeti – FOTO

Siguri

Ky është oficeri korrektues që ra në prangat e policisë, dyshohet për marrje ryshfeti – FOTO

news image

Gjatë ditës së sotme një oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ra në prangat e Policisë.

Gazeta Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Bajram Rexhaj, i cili ishte me detyrë si oficer korrektues në Burgun e Qarkut në Prizren.

Bajram Rexhaj

Si u arrestua ai?

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se Rexhaj u kap në flagrancë duke marrë ryshfetë. Po ashtu, ai dyshohet që ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me qëllim që ato të shkojnë tek një person i paraburgosur.

Kurse, me vendim të prokurorit oficeri korrektues është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pas arrestimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e tij.

SHKK ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion për arrestimin e zyrtarit korrektues.

ShKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

/GazetaSinjali/