Bartësi i listës zgjedhore të koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka marrë 26 mijë e 14 vota, shkruan Gazeta Sinjali.
Fatmir Limaj ka marrë më së paku vota krahasuar me bartësit e listës së partive të tjera.
Më i votuari nga liderët e partive ka dalur Albin Kurti me 183,868 vota, pas tij Vjosa Osmani me 176,188 vota, Kadri Veseli me 146,763 vota dhe Ramush Haradinaj me 75,917 vota.
Koalicioni Nisma-AKR-PD kanë marrë 42 mijë e 72 vota, duke mbetur përfundimisht jashtë Kuvendit të Kosovës. Janë disa kandidatë për deputetë që kanë fituar më shumë vota sesa komplet koalicioni në fjalë. /Gazeta Sinjali/