12 pacientë me Covid-19 pozitivë dhe 27 me post COVID-19, po trajtohen në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 2 pacientë të shtrirë, njofton SHSKUK.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë të spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.