Ka përfunduar procesi i numërimit të 1.806 pakove me vota të ardhura nga diaspora.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka prirë me 1154 vota, duke pasuar nga LDK me 395, PDK – 276, AAK -79 dhe NISMA me 26, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në këtë rezultat, analistët Armend Muja dhe Blerim Vela kanë parashikuar se VV do të ketë në kuvend 32 deputetë, LDK me 29, PDK me 25 dhe AAK – PSD me 14.
Edhe pse Nisma Socialdemokrate ka pretendaur se ka kaluar pragun, analistët e mohojnë se Nisma e ka kaluar pragun pas numërimit të votave nga diaspora. /Gazeta Sinjali/