image Ky është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

Siguri

Ky është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

news image

Dy të dyshuarit për vrasjen e 25-vjeçarit, Albert Mujës në Mitrovicë, janë identifikuar nga Policia dhe janë shpallur në kërkim. Sinjali mëson se dy të dyshuarit që gjenden në arrati janë Lundrim Beqiri dhe shoku i tij me inicialet A.Z.

Lundrim Beqiri

Pas vrasjes së Albertit, një mik i tij ka shkruar disa fjalë në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ishalla nxhenet dosti jem, do te mbetesh gjithë njeri i fjalës”, ka shkruar ai.

Edhe familjarët e 25-vjeçarit kanë shkruar në Facebook, ku kanë njoftuar për vdekjen e tij.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Me dhimbje te thellë familjar ,dashamirë, shokë e miq, ju njoftojmë se sot ndërroj jetë vllau jonë (djali i agjës) Albert (Halil)Muja. Per detaje te tjera rreth ceromonis së vorrimit ju njoftojm me kohë.”

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit u dërgua në IML për obduksion.

Albertit do t’i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e Shipolit, në Mitrovicë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/