image “Ky është një hap i madh”, Vuçiq publikon foto nga takimi me Ramën dhe Zaevin

Rajon

“Ky është një hap i madh”, Vuçiq publikon foto nga takimi me Ramën dhe Zaevin

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar në Instagram një fotografi nga takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ky takim i cili u mbajt në prag të Samitit të Shkupit, gjatë të cilët tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tri shteteve, sipas Vuçiqit, është një hap i madh.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjellë stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shprehet Vuçiq.

Presidenti serb thotë se marrëveshjet kanë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin më shumë investime dhe të krijojnë një treg të përbashkët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thotë se gjatë Forumit Ekonomik do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal që, sipas tij, do të jetë një hapë për një perspektivë të re për një lidhje më të afërt mes vendeve të rajonit.

“Shikimi ynë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për zhvillim dhe rritje ekonomike dhe mirëqenie për popujt tanë”, shkroi ai në Facebook.

Gjatë dy ditëve të qëndrimit në Shkup, Vuçiq, Rama dhe Zaev pritet të hedhin hapa përpara në iniciativën për Mini-Schengen.

Iniciativa e nisur nga Rama dhe Vuçiq deri tani ka marrë mbështetje vetëm nga Maqedonia e Veriut. Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, por edhe Mali i Zi e kanë kundërshtuar./Gazeta Sinjali/