image Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Sociale

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për pesë ditët e ardhshme në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, situata e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot me diell dhe vranësira që kanë mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët.

“Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit. Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta.

Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/