image Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, duke filluar nga nesër 29 mars, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, të hënën në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen reshje shiu të intensitetit të dobët.

Ndërsa, ditët e tjera të javës do të jenë tipike pranverore me temperatura rreth vlerave të normales, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/