image Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Ky është moti për dy ditët e ardhshme

news image

Gjatë të mërkurës në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta bore në orët e para të ditës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës së nesërme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius kurse maksimalet parashihen të jenë nga 0 deri 2 gradë Celsius.

Kurse, të enjten temperaturat minimale do të jenë nga -6 deri -4 gradë Celsius dhe maksimalet nga 2 deri 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s./Gazeta Sinjali/