image Ky është mjeku nga Gjakova që vdiq 6 ditë pasi u aksidentua rëndë në kryerje të detyrës

Siguri

Ky është mjeku nga Gjakova që vdiq 6 ditë pasi u aksidentua rëndë në kryerje të detyrës

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 30 qershor ku u përfshi një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit ditë më parë humbi jetën shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa sot është ndarë nga jeta si pasojë e lëndimeve të rënda edhe mjeku që ndodhej në autoambulancë, Mentor Salihi.

Lajmin për vdekjen e Salihit e kanë dhënë familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale.

/GazetaSinjali/