image Ky është mësimdhënësi i gjimnazit në Gjilan që u arrestua nën dyshimet se ka ngacmuar një grua

Siguri

Ky është mësimdhënësi i gjimnazit në Gjilan që u arrestua nën dyshimet se ka ngacmuar një grua

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të ngacmimit në Komunën e Gjilanit, ku i përfshirë është një mësimdhënës i gjimnazit ‘Zenel Hajdini’ në Gjilan.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit ka përfunduar në ndalim policor.

 Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për profesorin e filozofisë, Kastriot Kurti.

Kurti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar një grua e cila më parë ishte nxënëse e gjimnazit në fjalë. Ajo e shqetësuar nga mesazhet e tij, ka denoncuar rastin në Polici.

Me urdhër të prokurorit ndaj profesorit ishte caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/