image Ky është kushti kryesor për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Biznes

Ky është kushti kryesor për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

news image

Bazuar në vendimin e Qeverisë, deri në orët e pasditës 15 kamionë të ardhur nga Serbia janë kthyer prapa, kjo për shkak se ata nuk i referoheshin Kosovës si Republikë.

Ky vendim ka nxitur reagim nga pala serbe, por edhe nga Bashkimi Evropian, ku këta të fundit kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të masave. Mirëpo ndaj këtij vendimi pala kosovare ka qëndrime të ndryshme.

Zëdhënësi i Doganeve të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit sipas vendimit të Qeverisë.

Ndryshe, Stavileci i ka theksuar pikat kyqe për hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë.

“Të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit sipas pikës 1, respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 të vendimit të Qeverisë”, ka thënë Stavileci për Kohën.

Pika 3 e vendimit kërkon nga operatorët ekonomikë të Serbisë që të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyjnë në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.Vendimi është kritikuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por edhe nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se këto masa e dëmtojnë dialogun. /Gazeta Sinjali/