image Ky është kryeshefi i ri i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës

Kosovë

Ky është kryeshefi i ri i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës

news image

Naser Krasniqi është emëruar kryeshef i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi për emërimin e Krasniqit në krye të AUV-ut u morr në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Sipas këtij ndryshimi, Naser Krasniqi do ta zë vendin e Valdet Gjinovcit.

Përveç vendimit për anëtar të Bordit, është miratuar edhe vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku në vend të Imer Hazirit është emëruar Rreze Gecaj nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë -FBV. /Gazeta Sinjali/