Kontinenti i Antraktidës është kontinenti i vetëm që nuk është prekur nga përhapja e madhe e virusit vdekjeprurës i quajtur edhe koronavirus, i cili për herë të parë u përhap në Kinë.
Shkencëtarët britanikë në Antraktidë kanë zbuluar se në këtë kontinent që nga fillimi ka pasur kontrolle të rrepta ku ka rezultuar me sukses mospërhapja e virusit, transmeton Gazeta Sinjali.
Drejtuesi i stacionit Rothera në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Brian, ka vendosur një ekipë prej 140 vetash për të kontrolluar dhe mbrojtur vendin.
Sipas mediave britanike, nëse ky kontinent preket me koronavirus, atëhere rreziku që qytetarët të vdesin është i madh pasi temperaturat e ftohta të këtij kontinenti ndikojnë që virusi të përhapet me lehtësi.
Arsyeja se pse kontinenti i Antraktidës nuk është prekur deri tash është siguria e lartë që kanë vendosur qeveria, pasi që kushdo që vendos të udhëtojë për në kontinent, i bëhen kontrolla të rrepta para nisjes./ Gazeta Sinjali/