image "Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave", reagon AGK kundër deputetes Pacolli

Politikë

“Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave”, reagon AGK kundër deputetes Pacolli

news image

Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMSHK-në, si dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.

“Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – Press Council of Kosovo”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme duke shtuar se ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave.

Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave“, ka shkruar AGK.

/GazetaSinjali/