Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Në bazë të rezultateve të publikuara del se kandidati për kryetar komune më i votuar nga diaspora është ai i LDK-së për Suharekën, Ardian Shala.
Ardian Shala ka arritur të marrë 711 vota nga mërgimtarët.
Komuna e Suharekës do të drejtohet edhe për një mandat nga Bali Muharremaj.