image Ky është ish-zyrtari i komunës së Gjakovës që u arrestua sot, dyshohet se kishte keqpërdorur detyrën

Siguri

Ky është ish-zyrtari i komunës së Gjakovës që u arrestua sot, dyshohet se kishte keqpërdorur detyrën

news image

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka arrestuar sot një ish-zyrtar të gjendjes civile në këtë komunë, nën dyshinet se ka regjistruar një person në sistem në mënyrë të kundërligjshme, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Dedë Nikollëbibaj, 42-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Policia ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari kundërligjshëm e ka futur në sistem të gjendjes civile, një shtetas të Republikës së Shqipërisë, duke kryer kështu veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”.

“Deri tek dyshimet bazike është ardhur pasi për shtetasin J. S. kishte mospërputhje tek disa të dhëna personale të regjistruara në sistem, me ato të certifikatës së kurorëzimit nga Republika e Shqipërisë.

Identiteti i saktë i shtetasit është kërkuar përmes rrugëve zyrtare nga ku ka rezultuar se personi i dyshuar ka të njëjtat të dhëna si personi i regjistruar në Kosovë përveç datëlindjes.”, ka njoftuar Policia. 

Pas shoqërumit në stacion policor, i dyshuari është intervistuar dhe më pas ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim.

Ndërsa i dyshuari J. S., shtetas i Shqipërisë, do të intervistohet sapo të sigurohet prezenca e tij.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/