Gazeta Sinjali raportoi sot se Driton Salihu, 49-vjeçar, ka vdekur pasi u plagos me armë zjarri pas mesnate në Mitrovicë. Ndërsa i plagosur mbeti edhe vëllai i tij, Jeton Salihu 52-vjeçar, i cili po trajtohet në QKUK pas lëndimeve të marra.
Sinjali ka mësuar se i dyshuar për vrasjen e rëndë në Mitrovicë është Fitim Vatovci, i njohur si “Laka”, i cili gjendet akoma në arrati.
“Laka”, sipas sinjalizuesve të Sinjalit në Mitrovicë, njihet për sjellje problematike.
Përveç tij, Policia e Kosovës është në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër, i cili po ashtu gjendet në arrati.
Në vendin ku ndodhi vrajsa, Policia ka gjetur 4 gëzhoja dhe një predhë të plumbit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.