image Ky është i riu nga Rahoveci i arrestuar për sulm seksual ndaj 14-vjeçares, dërgohet në mbajtje

Siguri

Ky është i riu nga Rahoveci i arrestuar për sulm seksual ndaj 14-vjeçares, dërgohet në mbajtje

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e një personi në Gjakovë, që dyshohet për një rast të sulmit seksual, ku viktimë është një e mitur. Prokuroria Themelore atje tashmë ka nisur hetimet dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Ermal Arllati (20-vjeçar), nga Rahoveci – i cili po hetohet për veprën “Sulm Seksual”.

Sinjali mëson se i riu po dyshohet se e ka abuzuar me një vajzë të moshës 14-vjeçare, të cilën e ka sulmuar seksualisht në rrethana akoma të panjohura.

E mitura ka dhënë dëshminë e saj para hetuesve policorë, në prani të babait të saj, i cili po ashtu është deklaruar si dëshmitar i rastit.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e tjera hetimore.

https://sinjali.com/sulmohet-seksualisht-nje-vajze-14-vjecare-ne-gjakove-policia-e-arreston-te-dyshuarin/

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/