image Ky është i riu nga Fushë-Kosova i zhdukur që nga e premtja, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Sociale

Ky është i riu nga Fushë-Kosova i zhdukur që nga e premtja, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një djalë që është raportuar i zhdukur nga familja e tij, në Fushë-Kosovë. Fotografia e të riut, i cili ka dy ditë që është larguar nga shtëpia, është publikuar në rrjetet sociale.

Familja Shakolli kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur djalin e tyre, për të cilin janë shumë të shqetësuar.

Një familjar i tij ka thënë për Sinjalin se kur ka dalë nga shtëpia 16-vjeçari ka qenë i veshur me të zeza.

Ai thotë se kjo është hera e parë që i riu zhduket.

Kushdo që e ka parë të riun ose ka informacione për vendndodhjen e tij lutet që të kontaktojë me familjen e tij në numrin: 049215227./GazetaSinjali/