Gazeta Sinjali sot raportoi për një djalë që është raportuar i zhdukur nga familja e tij, në Fushë-Kosovë. Fotografia e të riut, i cili ka dy ditë që është larguar nga shtëpia, është publikuar në rrjetet sociale.
Familja Shakolli kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur djalin e tyre, për të cilin janë shumë të shqetësuar.
Një familjar i tij ka thënë për Sinjalin se kur ka dalë nga shtëpia 16-vjeçari ka qenë i veshur me të zeza.
Ai thotë se kjo është hera e parë që i riu zhduket.
Kushdo që e ka parë të riun ose ka informacione për vendndodhjen e tij lutet që të kontaktojë me familjen e tij në numrin: 049215227./GazetaSinjali/