image Ky është i paraburgosuri që iku para syve të zyrtarëve korrektues, dorëzohet pas disa ditësh “pushim”

Siguri

Ky është i paraburgosuri që iku para syve të zyrtarëve korrektues, dorëzohet pas disa ditësh “pushim”

news image

Arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Shërbimin Korrektues. Për një rast të tillë, Sinjali ka raportuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur një i paraburgosur iu ka ikur para syve të zyrtarëve korrektues. Por pas disa ditësh në arrati, i njëjti sot është dorëzuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari Gëzim Kastrati është paraqitur sot në stacion policor dhe pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në qendrën e paraburgimit. 

Rasti ka ndodhur më 29 dhjetor në Malishevë, kur zyrtarëve korrektues iu ka ikur i dyshuari nga vetura zyrtare, derisa po e dërgonin në qendër të paraburgimit, për shkak se iu ishte caktuar masa e paraburgimit për veprën penale “Dhunë në familje”.

I njëjti ka arritur që të largohej teksa vetura ishte në lëvizje dhe ia kishte mbathur në një drejtim të panjohur.

Policia ishte vënë në kërkim të tij, por nuk e kanë kapur të dyshuarin, derisa u dorëzua vet.

/GazetaSinjali/