image Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Kosovë

Drejtësi/ Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

news image

Hajrush Kurtaj, anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetar i degës së Kaçanikut është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari  i  OVL-UÇK, Hysni Gucati, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gucati ka treguar se Gjykata Speciale e Hagës e ka ftuar Hajrush Kurtajn për intervistim, por ai nuk ka treguar se në çfarë cilësie dhe as kur do të intervistohet.

“I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është anëtari i kryesisë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kryetar i degës së Kaçanikut Hajrush Kurtaj!”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/