image Ky është hajni që u zbulua nga pronari i shtëpisë ku vodhi në Damjan të Gjakovës, dërgohet në mbajtje

Siguri

Ky është hajni që u zbulua nga pronari i shtëpisë ku vodhi në Damjan të Gjakovës, dërgohet në mbajtje

news image

Një vjedhje grabitqare ka ndodhur para dy ditësh në një shtëpi në Damjan të Gjakovës, në orët e mëngjesit. Kryefamiljari, Binak Zyma, 40-vjeçar, e njoftoi Policinë se ka kapur katër persona duke vjedhur në shtëpinë e tij.

Njërin prej tyre ai ka arritur ta identifikojë, të cilin e kishte kapur duke tentuar ta ndalojë, por ai e kishte sulmuar dhe ishte larguar bashkë me të dyshuarit e tjerë.

Sinjali mëson se personi që u zbulua nga viktima tashmë është arrestuar dhe bëhet fjalë për Kujtim Kerellajn, ndaj të cilit Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Zyma ka bërë të ditur se që disa herë që përballet me vjedhje dhe beson që kishte qenë i njëjti person iniciatori, të cilin thotë se e njeh prej vitesh.

Ndërkohë të dyshuarit e tjerë që gjenden akoma në arrati, po kërkohen nga Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/