image Ky është i dyshuari që ia theu nofullën 17-vjeçarit në Skenderaj pasi e shau - Gjykata merr vendim ndaj tij

Siguri

Ky është i dyshuari që ia theu nofullën 17-vjeçarit në Skenderaj pasi e shau – Gjykata merr vendim ndaj tij

news image

Gazeta Sinjali raportoi ditë më parë se si alkooli i kushtoi një 17-vjeçari në Skenderaj, i cili përfundoi në QKUK, si pasojë e goditjeve që pësoi nga një person, të cilin fillimisht e shau. I dyshuari është arrestuar ditën kritike, ndërsa dje ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Adnan Kadriun, 21-vjeçar që dyshohet se ia theu nofullën viktimës 17-vjeçar, pasi ky i fundit e shau.

Ndaj tij, Gjykata ka marrë vendim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës së 24 gushtit, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Përleshja nisi pasi viktima, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit kishte nisur me sharje ndaj të dyshuarit. Fjalët e viktimës e mllefosën të dyshuarin, i cili në shenjë revolte e sulmoi fizikisht, derisa e rrëzoi përtokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/