Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se gjyqtari i Gjyaktës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu është kërcënuar nga një person.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë njoftojnë se i dyshuari është Betim Kabashi.
I njëjti e kishte kërcënuar gjyqtarin përmes telefonit dhe rrjetit social Facebook.
Burimet e Sinjalit njoftuan se Kabashi kërcënoi gjyqtarin për shkak të një vendimi që ky i fundit e kishte marrë ndaj babait të të dyshuarit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.