Gazeta Sinjali raportoi për një vrasje e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë mbeti i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është Qendrim Januzi.
Ashtu siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i dyshuari Qendrim Januzi është kapur me armë në dorë, në po atë vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari ka rezistuar t’i bindej urdhërave policorë dhe si rezultat derisa është kthyer kah zyrtarët policor me armë në dorë, ka nxitur reagimin e Policisë, ku njëri nga policët ka shtënë në drejtim të tij duke e plagosur.
Qendrim Januzi është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim në QKUK.